HOME - LIBRI SHQIP
Shkrimtarët Shqipëtarë Shkrimtarët e Huaj Librat Shkollorë Librat për Fëmijë Publicistikë Të Tjera
      Kërko në shop?
 
Trego të gjitha
Romane
Poezi
Tregime
Monografi
QENDRA ELEKTRONIKE E MUZIKëS SHQIPE
Informacione
Për Ju
Aktualitete
Regullorja
Newsletter
Kontakti me ne
 
Libri i lexuar për JU
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE

Shėnime nga arkiva e qytetit D   nga Arif Molliqi

Romane  

Shėnime nga arkiva e qytetit D - Romane  nga Arif MolliqiHalil Haxhosaj: Shkrimtari Arif Molliqi, i cili qė disa vite jeton dhe krijon nė Hamburg tė Gjermanisė, para lexuesit tanė u paraqit edhe me njė vepėr letrare dhe mu me romanin e tij tė dytė “Shėnime nga arkiva e qytetit D.” Romani paraqet njė tablo tejet interesante dhe tė ngjizur tė njė kohe tė caktuar tė historisė sonė, e cila ka pasur shtrirje me dimension paksa tė gjerė. Qė nė fillim autori mundohet qė elemente reale t’i ngritė nė rrafshin artistik, por duke pasur kujdes qė kjo tė kalohet sa mė lehtė dhe pa lėnė gjurmė as vėrragė qė e rėndojnė njėrėn apo anėn tjetėr. Madje tė gjitha kėto elemente i nėnshtron bukur dhe me aftėsi prej krijuesi, sepse koha e trajtur nė roman tash nuk zhvillohet vetėm nėpėr njė vijė, por ajo bigėzohet dhe trasohet nėpėr kohėra dhe hapėsira qė ishin dominante nė historinė e banorėve tė njė treve tė caktuar tė territorit shqiptar dhe tė gjeografisė sė tokave shqiptare. Andaj, qė nga titulli i romanit, lexuesit i vijėzohet asocimi se nė roman bėhet fjalė pėr Manastirin e Deçanit, i cili shpesh ka luajtur rol dominant nė trazirat historike tė popullit tė kėsaj treve.

SHFRYTĖZIMET ARKIVORE REZULTATE ARTISTIKE

Autori Arif Molliqi e nis rrėfimin e romanit “Shėnime nga arkiva e qytetit D.” nga njė pėrshkrim trishtues i kryepersonazhit Altin Lluka, i cili qė nga momenti i kėtillė e bart me vehte kėtė pamje dhe nuk mund tė çlirohet prej saj assesi. Kėtij personazhi qė ėshtė tejet funksional i bashkohet personazhi i Simonidės, qė ėshtė shumė i njohur nė mitologjinė e kishės ortodokse, gjegjėsisht pansllaviste. Kėtė element shkrimtari Molliqi, e shfrytėzon pėr t’i paraqitur artistikisht rrėnjėt e njė tė keqje qė do tė zinte rrėnjė nė kėto treva dhe e cila ruhej me fanatizėn dhe konspiracion tė madh jo vetėm nga shėrbyesit fetarė, por edhe nga pushtetarėt e tė gjitha kohėrave tė kėsaj treve. Ngjarja nė roman shpesh na duket e gjerė, sepse arkivi i Manastrit ku takohen Altini dhe Simonida, bėhet vend pėr dashurinė e tyre, por edhe tragjedi. Kjo tragjedi tashme merr pėrmasa shtrirėse, sepse ajo kalon nėpėr disa rrath kohorė dhe nuk e ka tė njėjtėn ngjyrė as peshė. Por, ajo ka qėllim tė caktuar sepse vetėm ashtu mund tė zbatohet, madje edhe duke i marrė me vehte viktimat e veta. Viktimat janė tė bollshme dhe secila prej tyre i kanė nga disa haraqe pėr t’i paguar sepse koha e tyre nuk ėshtė e njėjtė dhe as qė kalohet lehtė. Duke i fiksuar disa elemente qė faktikisht duken se janė tė njohura nga gojėdhėnat e kėsaj treve pėr kėtė Manastir, shpesh na duken se nėpėr to ecin personazhet e romanit sikurse nėpėr mitet qė dikush qėllimisht i ngatėrron nėpėr hapėsira tė ndryshme me qėllim tė caktuar. Andaj edhe dashuria e Altinit shqiptar dhe e Simonidės serbe pėrkon me mitet sepse ajo dashuri duhet tė dėshtojė, gjegjėsisht duhet tė sakrifikohet pėr interesa tė caktuara. Mu si nė mitologji qė Simonida vėrbohet pėr njė interes tė caktuar, edhe nė rrėfimin romanesk tė Arif Molliqit ajo duhet tė sakrifikohet, sepse dashurinė e saj nuk e pranon kodi moral religjioz e as qeveritar e njė kohe historike. Mirėpo, vdekja e saj duhet tė jetė aksidentale dhe e kamufluar, sepse vetėm kėshtu do tė bėj efekte tė mėdha dhe domethėnėse. Mu kėtij synimi ia arrin shkrimtari Arif Molliqi nė romanin e tij “Shėnime nga arkiva e qytetit D.”
Shtrirja rrėfimore kalon nėpėr disa rrethe qė asociojnė kohėra tė kaluara larg nė histori dhe qė frymojnė e mbesin gjallė pa u zhdukur deri nė ditėt e fundit tė sundimit tė njė perandorie qė assesi tė zhbihej nga trevat e qytetit D. dhe tė territoreve shqiptare. Ndėrtimi i konaqeve tė Manastirit gjithmonė sjellte diçka tė rėndė, tė zymtė madje edhe tė kobshme pėr banorėt e qytetit D. Hija e Manastirit dhe kanaqeve tė tij i shitonte djemtė mė tė mirė tė kėsaj treve duke kurdisur pėr ta gracka nga mė tė ndryshmet qė shumė vėshtirė apo fare nuk shpėtonin nga to. Mirėpo, kėta djem edhe pse pėsojnė nga tmerret e errėta, megjithatė mbesin tė pavdekshėm jo vetėm nė gojėdhėnat e banorėve tė qytetit D. por edhe bėheshin gurrė frymėzimi pėr kėngėtarėt dhe rapsodėt e tij. Prandaj, siç duket edhe A. Molliqi e shfrytėzon njė dėshmi tė tillė dhe e pėrjetėson artistikisht nė roman.


DUKURIA E FAJĖSIMIT DHE FSHEHJA E KRIMIT

Personazhi qendror i romanir Altin Lluka e bartė barrėn kryesore tė fajit nė roman. Ai ėshtė fajtor pse ėshtė arqitekt i zoti, pse ėshtė i shkathėt, pse nuk pajtohet me atė qė ka ndodhur dikur dhe qė po ndodh ende nė kėtė Manastir, ai ėshtė fajtor pse dashurohet ne Simonidėn e bukur dhe skofiare, andaj duhet qė tė dėnohet. Dėnimi duhet zbatuar sa mė mirė dhe sa mė efektshėm sepse jehona e tij nuk guxon tė mos dėgjohet, por edhe duhet tė jetė domėthenėse dhe e efektshem. Dhe ashtu ndodh. Simonida vrahet nga shėrbyesit e fesė dhe tė pushtetit pėr ta fajėsuar Altinin, dashurinė e tij ndaj saj dhe gjithçka qė nuk ėshtė nėn rregullat e shkruara tė Manastirit, arkiva e tė cilit ishte dėshmia mė e mirė pėr sundimin dhe çkombtarizimin e banorėve shqiptarė tė trevės sė tij dhe tė qytetit D. Andaj hulumtimet e paautorizuara tė tij nuk lejohen dhe nuk tolerohen nga dora e fshehtė e shėrbyesve tė fesė dhe nga sundimi i hekurt i pushtetit tė kohės. Dhe dėnimi i Altinit ėshtė i paevitueshėm, ėshtė i kurdisur, ėshtė i rėndė dhe tepėr i vrazhdėt. Vetėm kėshtu suksesivisht do tė pėrsėritet historia e shėrbyesve tė Manastirit dhe tė pushteteve tė tė gjitha kohėrave tė asaj dinastie tė ligė. E kur ngjallėn dinastitė e etura pėr gjak dhe pėr hakmarrje tragjedia ėshtė e tmershme, ėshtė me aromė vdekje, ėshtė me pamje kurdisjeje dhe zhdukje. Krimi ngrit kokė, por nuk paraqitet i lakuriqėsuar, sepse sekreti i arkivės sė Manastirit tė qytetit D. duhet tė ketė goditje tė rėndė dhe me peshė e jehonė tė madhe.
Dhe tė gjitha kėtyre ia arrijnė me sukses ata qė e kurdisin dhe e fshehin krimin. Kėshtu shtohen dosjet e tilla nėpėr kohė nė arkivėn e qytetit D. Kėto dosje duhet t’i mbushin djemtė mė tė mirė tė kėsaj treve sa here qė ndėrrohen emėrtimet dhe toponimet e lashta tė kėsaj treve. Vetėm atėherė era e gjakut tė pafajshėm duket kundėrmuese dhe e rėndė. E krimi ntrashet e ntrashet derisa mbytet nė mėkatin e vet. Kėtė do ta pėrjetojnė edhe pushtetarėt qė ndėrrohen sa herė qė e kryejnė detyrėn e caktuar nga kryesundimtari i tyre. Prandaj edhe Altin Lluka duhet tė dėnohet pėr pafajėsinė e vet, pėr dashurinė qė nuk duhej bėrė, pėr atė qė hulumtonte nėpėr fletėt e arkivave aty ku ishte plaga e freskėt qė kullonte gjithmonė qelb e flliqėsirė.
Prandaj, tė gjitha mėnyrat dhe shfaqjet e paraqitura artistikisht nga pena e Arif Molliqit nė faqet e romanit “Shėnime nga arkiva e qytetit D” duken tė trajtuara mirė letrarisht. Vetėm kėshtu autori ia ka arritur qė ta paraqes njė faqe tė historisė sė rėndė qė ruhet nė arkivat e Manastirit tė qytetit D.
Nė kėtė roman ka edhe elemente tė tjerė qė ia shtojnė vlerėn dhe lexuesi do ta lexojė me kėnaqėsi dhe interesim. Mėnyra e rrėfimit romanesk duket e lehtė dhe funksionale, e rrjedhshme dhe e latuar edhe gjuhėsisht. Kur kėsaj i shtohen edhe disa fakte qė janė tė ngulitura nėpėr faqet e historisė sonė, ata qė ishin pjesėmarrės apo edhe studiues do tė gjejnė gjera shumė interesante.
Faqet e romanit janė tė pėrshkruara edhe me disa rite popullore tė cilat janė shumė tė vjetra, por qė fatkeqėsisht kanė filluar tė zhduken. Edhe nė kėtė aspekt autori e kryen njė obligim tejet tė madh dhe tė ndritur. Disa toponime qė pėrdoren nė roman duhet tė ringjallen jo vetėm nė kujtesėn tonė, por ato duhet qė tė funksionalizohen nė kėtė kohėn tonė, nė kėtė epokėn tonė qė dikur mos tė jetė vonė.
Romani i Arif Molliqit “Shėnime nga arkiva e qytetit D.’’ shėnon edhe njė sukses nė prozėn e kėtij shkrimtari tė frytshėm tė letėrsisė sonė bashkėkohore.


  detajet e librit  
Titulli:  Shėnime nga arkiva e qytetit D    Autori:   Arif Molliqi
Faqe:        Pesha:   0.000 kg.    Ēmimi:   0.00 EUR.
Botues:   SHB “Faik Konica”
Viti - vendi e botimit:  Prishtin 2003

  Kthehem prapa Kthehu prapa tek Shopi    Shko lartë   
  LIBRA SHQIP  Titujt e rinjë
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
Lajmet më të reja të Librit shqip - Newsletter
  LIBRA SHQIP  Më të kërkuarat
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
 ARKĖMORTI BOSH  'ARKĖMORTI BOSH' - Riat Ajazaj
 Riat Ajazaj
 8.00 €  ...detajet
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
 
 
© 2004 librishqip     |     Hosted by   webkos PropozoPropozoni www.LIBRISHQIP.com faqe tek ndonjë shok apo shoqe     |     Impressum